Bashkësitë e Degëve të PSHDK-së në Diasporë

Nue Kaqinari Kryetar

 

Biografia

 

NUE KAQINARI

I lindur me 12.06.1959 në Gjakovë.

U rrit dhe u edukue në një familje patriotike dhe shum përparimtare, me origjinë të  pastër kombëtare dhe fetare. Shkllomin fillorë e mbaroj në vendëlindjen e tij të bukur në Dol. Pastaj, shkollën e mesme e kreu në Gjakovë me mjaft sukses. Kurse studimet i mbaroi në Fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Krijoj një përvojë pune mbi 10 vjeçare ne Funsione udheheqëse në Fabriken e lëngjeve të pemëve në Gjakoveë. Kurse prej vitit 1987 është në qendrim të përhershëm në Zvicërr.

Në Zvicërr,po ashtu duke krijue  një përvojë pune 10 vjeçare  në Hortikulturë, arriti që në vitin 1997 të hapë Firmën e tij private, po të njejtit profesion, që sot e kësaj dite ( 20 vjet ) punon me rentabilitet.

Është pronar dhe udheheqes i Firmës te Hortikultures, ,, Prima Gartenbau GmbH‘‘ në BL.

Zt.Nue Kaqinari, që nga ditët e para të qendrimit në Zvicërr, u angazhua maksimalisht në të gjitha drejtimet, duke fillue nga familja, shoqërija, e deri te ndihmesa patriotike si obligim qytetarë.

Në kushtet dhe rrethanat, çfarë ishte Vendlindja, me deomos duhej ndihmuar. Ju përvesh punës ë bashku me shokët e idealit, dhe ishte një ndër figurat që dallohej në këtë drejtim. Veprimtarinë patriotike dhe atëdhetare e orjentoi në bashkërendim me PSHDK-në  dhe LDK-në, në Zvicërr, si dhe me shoqatat dhe klubet tjera që organizoheshin për ndihmesë atëdheut.

Në PSHDK-ë aderoj që nga viti 1992, ku ishte gjithmonë aktiv. Kreu me suksese detyrat që ju besuan.  Ishte themelues dhe kryetarë i Degës BL, pastaj anëtarë i Kryesisë së BD të PSHDK-së në Zvicërr, në shum mandate. Ushtroi funksionin e Kryetarit të demokristianëve në Zvicërr për disa vite. Funksion të cilin e ka edhe tani Kryetarë i BD  i PSHDK-së, në Zvicërr.

Urtësia,  korrektësia,besueshmëria, uniteti, dhe mbit ë gjitha humanizmi i Tij, janë virtyte që e karakterizojnë përsonalitetin e zt. Nue Kaqinari. Andaj i dëshirojmë shëndet, forcë dhe energji në homogjenizimin e Demokristianëve në Zvicërr, për të kriju vlera të vërteta kristiane, që të ndihmohet Partia në Kosovë, vlera këto që na lidhin me Evropën ku jetojmë.

Tush Berisha Sekretar

 

Biografia

 

TUSH (ZEF) BERISHA

I lindur me 25.04.1959 në Dobërdolin Historik të Klinës. Rrjedhë nga një familje atëdhetare, e presekutuar ndër vite, por e njohur për bujari dhe mikë –pritje në gjithë trevën e Llapushës.

Është i martuar dhe ka 5 fëmijë, me plot nipa e mbesa.

Shkollën fillore kreu me sukses në Ujmirë me 1974, gjimnazin mbaroi në Klinë me 1978, për të vazhduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1978/79.

Nga viti 1985, jeton dhe vepron në Zvicërr. Ku, përveq angazhimeve ditore dhe obligmeve familjare, është shum aktiv në jetën shoqërore të mërgimtarëve në Zvicërr. Që nga ditët e para, duke parë nevojën e ndihmesës së atëdheut, bashk me kolegët  e tij të idealit, dha një kontribut modest, në të mirë të çështjes sonë Kombëtare.

Mbajtja gjallë e idealit, sistemi paralel i qeverisjes në KS në vitet e 90-ta, si dhe senzibilizimi i kërkesave tona  kombëtare, ishin roli i mërgimtarit. Kontribuoj në të gjitha aksionet vullnetare, që dedikoheshin vendëlindjes në ato kushte shum të vështira të okupimit. Duke mos anashkalue asnëhere edhe  ndihmesën në aksionet për krijimin dhe ndërtimin  e shtetit të Kosovës, në çfarë do forme të mundshme veprimi, me akcent të veçantë si një nga  organizatorët e kontributeve në trevën e tij në Kosovë.

Është anëtarë i PSHDK-së,që nga vitet e para të themelimit, Parti kjo,që së bashku me LDK-në, ishin bartësit kryesorë të aktiviteteve mërgimëtare të asja kohe shum të rëndë.

Në PSHDK-ë ka ushtruer funksione të ndryshme; Anëtarë i Kryesisë në Degën Aargau, anëtërë i kryesisë së BD në Zvicërr në shum mandate dhe punoi në disa komisione. Sekretarë i BD, në dy mandate, ku edhe aktualisht ushron rolin e Sekretarit, dhe anëtarit të  Kshillit për Infirmata në BD të PSHDK-së në Zvicërr.

Në Missionin Katolik ,, Nëne Tereza’’në Aarau, që nga themelimi me 2005  jep një ndihmesë si Kshilltarë, dhe bashkëpuntorë i Missionit, familjarisht, si një humanist i përbetuar.

Si hobi, ka pasion leximin, shkrimin, futbollin dhe ecjen në natyrë për kohën e lirë.

Ditët e pleqërisë dhe pensionimin (edhe pse ka dy nënshtetësi),mendon t’i kaloj në vendlindje, po u krijuan kushtet për një gjë të tillë, për të shijue djersën e mërgimtarit!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjokë Paloka

Kordinator për Diaporë i PSHDK-së

 

 

 

Lazër Ukgjini

Nënkryetar i PSHDK-së për Diasporë