Sot është 90 vjetori i lindjes së kolosit të madh, At Zef Pllumit.

Ndue Ukaj


Sot është 90 vjetori i lindjes së kolosit të madh, At Zef Pllumit.
Ky françeskan mendjendritur, me jetën dhe veprën e tij, rrezatoi dashuri, mirësi, humanizëm e kulturë, në një kohë të zymtë, kur gjitha këto ishin të përmbysura.

Ky françeskan mendjendritur, me jetën dhe veprën e tij, rrezatoi dashuri, mirësi, humanizëm e kulturë, në një kohë të zymtë, kur gjitha këto ishin të përmbysura. Ai dhe vepra e tij, kështu do të bëhen referencë fundamentale për ta njohur dhe kuptuar terrorin komunizmit në Shqipëri. Dhe jo vetem kaq.
Si feniksi, ai do të shfaqet në qiellin shqiptar, me veprat e tija kuptimplote e shumëfunksionale, për ta luftuar harresën dhe për ta kultivuar kujtesën, duke dëshmuar fuqishëm, se dashuria ngadhënjen mbi urrejtjen dhe keqja mbi të mirën.

I fundit i françeskanëve të mëdhenj, i mbijetoi ferrit komunist, për ta rrëfyer atë dhe për t’na dëshmuar mynxyrat e jetës nën diktaturë.

Detyrimi ndaj veprës së tij dhe mendimit të tij kulturor e shoqëror, është i madh. Një porosi që duhet ta jetësojmë. Një porosi që duhet ta ndjekim.