AKTIVITETE NGA BD E PSHDK-së NË ZVICËRR - DEGAE BERNIT MBAJTI ME SUKSESE KUVENDIN ZGHEDHORË

Dega e Bernit,dje me datë 12.06.206 mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhorë. Në Kuvend mori pjesë Kryetari i PSHDK-së, z. Ukë Berisha, Koordinatori z. Marash Berisha si dhe përfaqësuesit e BD të Zvicërres me në krye bashkëkryetarin e BD, z. Nue Kaqinari.

2016-06-13

Ishte një Kuvend bukur i organizuar, ku muarën pjesë një numër solid delegatësh, si dhe shumë sish moshë rinore si një imperativ në BD të PSHDK-së në Zvicërr. Kuvendin e udhëhoqi z. Nue Nua, kryetarë i gjertanishëm. I cili pasi përshëndeti të pranishmit, e në veqanti Kryetrin e PSHDK-së, paraqiti një rezyme të aktivitetit në të kaluarën si raport pune 4 vjeqarë. Raporti si i tilë u miratue nga të pranishmit.Pastaj, fjalën përshëndetëse e mori Kryetari i Partisë. Dr Ukë Berisha, ku pas fjalëve falenderuese për gjithë Diasporën, e në veqanti për Degën e Bernit në krye me z. Nue Nua, shpalosi strategjinë e ardhshme të punës në PSHDK-ë, të hartuar së bashku me Zv.Kryetarin Ing. Zef Morina dhe KQ në Prishtinë. Kërkoi një angzhim maksimal të te gjithëve, në mënyrë që sa ma shpejt të faktorizohemi si dhe të pregaditemi, në një të ardhme të afërt për t’u bërë pjesë e institucioneve të Kosovës. Kuvendin po ashtu e përshëndetën koordinatori Marash Berisha, bashkëkryetari Nue Kaqinari, z. Kolë Pnishi, znj. Vilma Berisha, si dh z. Gani Nikqi.
Pastaj u kalua në emërimin e udhëheqësisë së re. U zgjodhën me aklamacion kryesia e re si dhe udhëheqësia e ngushtë, në një përbërje të moshës rinore, që premtojnë reforma në Parti. Për kryetarë të Degës u zgjodh z. Lukë Frrokaj një i ri, historian me profesion, dhe mjaft motivues. Tubimi u vlerësua pozitivisht nga të gjithë, dhe në fund z. Lukë Frrokaj falënderoi për besimin, si dhe shpalosi objektivat e së ardhmës në kuadër të aktivitetit të Degës, për avansimin e më tejmë të PSHDK-së , në Diasporë dhe në qendër në Prishtinë.


Këshilli për informim i BD Bern, 12.06.2016