Dhembje e papërshkruar e pikëllim deri në thellësinë e shpirtit

E nderuara Familje Hajdaraj,

Ndarja nga jeta në moshë të re e mikut dhe shokut të fëminisë me të cilin për shumë vite ndamë gëzimet, sukseset dhe dështimet e përditëshme më shkaktoji dhembje deri në thellësinë e shpirtit.

2016-06-21

Ndarja nga jeta në moshë të re e mikut dhe shokut të fëminisë me të cilin për shumë vite ndamë gëzimet, sukseset dhe dështimet e përditëshme më shkaktoji dhembje deri në thellësinë e shpirtit.

Çfarë do që të themi ne sot, do të ishin të pamjaftueshme për të nderuar dhe respektuar si duhet Tomën. Toma ishte një fisnik e bujar i vërtetë, i palodhshshëm, njeri i dashur e zemërbardhë, i dijshëm e guximtar, njeri me zemër të madhe, vëlla, bashkshort e baba i mire, shok i shkëlqyer dhe gjithnjë një krah i sigurtë ku mund të mbështeteshe. Toma jetoi e punoi ndershëm dhe i tillë u largua në perjetësi!

Në këtë moment dhembje më lejoni që në emër të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe në emrin tim t’ju shpreh ngushëllimet më të thella bashkëshortes, vëllëzërve, motrave, fëmijëve të tij të mrekullueshëm, të afërmve, kolegëve të tij dhe gjithë miqëve të Tomës për këtë humbje të parakohshme e të pazevendësueshme!

Të lutemi së bashku që shpirti i Tij të gjejë paqën e merituar!

Dr. Ukë Berisha 
Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës