FILLUAN ZGJEDHJET NË BD TË PSHDK-së NË ZVICËRR

Dega e Sursees, mbajti me sukses Kuvendin zgjedhorë me datën 03.06.2016

2016-06-06

Dega e Sursees, mbajti me sukses Kuvendin zgjedhorë me datën 03.06.2016
Ishte një Kuvend mjaft solid dhe bukur i organizuar, në këtë kuvend morën pjesë mbi 50 pjesmarrës, shumë ishin moshë rinore dhe strukturë të gjinisë femrore.

Kuvendin e udhëhoqi z. Kolë Pnishi, nënkryetarë.

Në Kuvend, ishin përfaqësusit e BD, koordinatori Marash Berisha, bashkëkryetari Nue Kaqinari, nënkryetarët dhe bashkësekretari i BD, të cilët përshëndetën punën e gjertanishme si degë më aktive, dhe inkurajuan strukturat e reja për një angazhim edhe më të madh partiak.

Pas miratimit të raportit të punës dhe atij financiarë,dhe falenderimit të kryetarit të gjertanishëm z. Franë Berisha, u kalua në emërimin e udhëheqësisë së re.

Për kryetarë të Degës u zgjodh z. Rajmond Pllumi, një djalosh i ri, ekonomist, dhe mjaft premtues,po ashtu u zgjodhën edhe strukturat tjera partiake në kuadër të degës me aklamacion pa asnjë votë kundër.

Kuvendi u vlerësua pozitivisht nga të gjithë, dhe në fund z. Rajmond Pllumi falenderoi për besimin, si dhe shpalosi objektivat e së ardhmës në kuadër të aktivitetit të degës, për avansimin e më tejm të PSHDK-së .

Kontributi i Shoqatës shqiptaro-zvicërane në Sursee,e udhëhequr nga z. Gazmend Ndrecaj dhe Binak Berisha e të tjerët, është për tu lavdëruar, ku bashkëpunojnë thellë me Degën e Sursees, dhe i koordinojnë të gjitha aktivitetet tona si demokristian, që i falenderojmë nga zemra.


Zyra për informim e BD-PShDK Zvicërr