Mbledhja e kryesisë së PSHDK-ZVICËRR

Me datën 10.11.2018, në Emmen-LU, në prezencën e 22 anëtarëve u mbajt mbledhja e rregullt e radhës e Kryesisë së BD.

 

U shqyrtuan shum tema nga më të ndryshmet:
-Informim lidhur me shënimin e jubileut të 28 të themelimit të PSHDK-së, organizuar nga BD e Gjakovës, e që u vlerësue mjaft pozitivisht.

-Pregaditja dhe organizimi i Manifestimit të Ditës së Flamurit , që nën patronatin e BD këtu në CH, e bën Dega e Sursees. Manifestimi do të mbahet, ditën e shtunë me datën 01.12.2018,me fillim nga ora 19:30 në Sursee-LU.

-Informim për dy Turnire në futboll të vogël gjatë muajit dhjetorë; njeni në Degën Bremgarten-Wohlen, dhe tjetri në Wolhusen. Ku do të ketë pjesmarrje masive dhe ju dha mbështetje e plotë organizatorëve.

-Organizimi i Darkes së përbashkët familjare,tanimë tradicionale, si rrumbullaksim i aktivitetit një vjeçarë. E qe do të mbahet me 08.12.2018 në Sallen e ahengjeve të zt. Petrit Prenaj në¨Shöftland-AG.

-Po ashtu, u rregulluen edhe disa punë teknike që ishin brenda për brenda vet punës në BD të Zvicërres.

Në fund, Kryesija vlerësoi pozitivisht punën e BD në Zvicërr, dhe të bashkuar 9 Degë, u zotuan që do të punojnë, si gjithnjë për të mirën e anëtarësisë në përgjithësi kudo.e posaqërisht këtu në Diasporë. Gjithnjë duke dëshmuar, që deshtën apo jo të tjerët, BD-Zvicërr është një arterje e fortë Demokristiane, kombëtare dhe patriotike.e dëshmuar këtu e 27 vite më parë.
Nuk meriton të anashkalohet..!?

Kryetari i BD: 
Nue Kaqinari
Sekretari i BD:
Tush Berisha

Këshilli për informim i BD në Zvicërr

2018-11-13