Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, BD-ve në Klinë ka mbajtur tubimin elektoral për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, BD-ve në Klinë ka mbajtur tubimin elektoral për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë Dr. Ukë Berisha, zëvendëskryetari Z Zef Morina, ish Ministri punëve të jashtme Z. Emanuel Demaj, anëtarët e kryesisë Z. Ton Karaqi, Z. Pashk Syla dhe Z. Mark Komani.

 

Jemi në fillim të fushatës, PSHDK-ja në Klinë ka një elektorat stabil që u tregua edhe në zgjedhjet Parlamentare ...dhe besojmë se në zgjedhje lokale do të kemi rritje dhe presim mbështetje të parezervë nga qytetarët. Gjithashtu, është kërkuar angazhim dhe mobilizim edhe me i madh që në zgjedhjet e 22 tetorit mbështetja të jetë sa më e fuqishme.

Kosova, më shumë se për çdo parti, ka nevojë për një Parti demokristiane të fuqishme për arsye politike e kulturore, ngase partitë simotra, me bazë filozofinë kristiane, sot drejtojnë shumicën e vendeve Europiane, aty ku aspirojmë të integrohemi edhe ne.

Kosovës i duhet kjo parti, për të lidhë kohët dhe hallkat e shkëputura të kujtesës historike, që shpesherë po bëhet pengesë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

PSHDK-ja me njerëz të dinjitetshem qëndron krenare prapa ideve, vlerave dhe filozofisë demokristiane, vlera këto që në Kosovë po nëpërkëmbën keq.

Enderra për Kosovën si krejt Europa, është më e afërt, më e natyrshme dhe më domethënëse, me një parti të fortë demokristiane, që mund të jetë avokatja më e mirë e kauzës shqiptare në botën përendimore

2017-09-28