Partia shqiptare demokristiane e Kosoves, e përkrah kërkesën e partive opozitare për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Partia shqiptare demokristiane e Kosoves, e përkrah kërkesën e partive opozitare për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të Republikës së Kosovës, në të cilën do të diskutohet rreth dialogut me Serbinë, në veqanti rreth qëndrimit të presidentit Thaqi për korigjimin e kufijëve të Kosovës.

 

PSHDK, kërkon nga deputetët e parlamentit të republikës së Kosovës që të jenë në mbrojtje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe të veprojnë në interes të integritetetit dhe sovraniteteit të vëndit.


PSHDK kërkon të mos ketë ndarje të qendrimeve nga deputetet për qellime partiake ose klanore, por të jenë njëzeri kunder idesë së presidentit Thaqi për korrigjim të kufijëve, që nënkupton shkëmbim të teritoreve me Serbinë, si dhe të nxirret një rezolutë e cila i përcakton vijat e kuqe për presidentin Thaqi në bisedime me Serbinë.

 

PSHDK kërkon qe të mos lejohet në asnjë mënyrë që marreveshja eventuale në mes Kosoves dhe Serbisë të krijoj: ndarje të Kosoves, shkëmbim të teritoreve apo krijimin e asociacionit me kompetenca egzekutive.

 

PSHDK kërkon që të ketë reciprocitet në rrespsektimin e të drejtave të shqiptarëve që jeteojnë në Serbi, me të drejtat e sebeve që i gëzojnë në Kosovë.

Prishtinë 01-09-2018 Qendra për informim PSHDK

2018-09-01