PSHDK-ë ZVICËRR NË BASELAND, BD E PSHDK-së NË ZVICËRR ORGANIZOI ME SUKSES DARKËN E PËRBASHKËT TRADICIONALE SI RRUMBULLAKSIM I AKTIVITETIT NJËVJEQARË.(FOTO)

Ishte një atmosferë mjaft mirë e organizuar në ,,Restaorant zur Wage‘‘e pronarit Anton Kaqinari, të cilin e falenderojmë për mikpritje dhe shërbim cilësorë.

2017-12-13

Prezenca e familjarëve nga BD në Zvicërr, si dhe e zv/Kryetarit të Partisë zt. Zef Morina, e bëne atmosferën mjaft madheshtore.
Si zakonisht, në fillim, kryetari i BD zt. Nue Kaqinari, bëri përshëndetjen dhe ju uroj mirë se ardhje gjithë të pranishmëve. Pastaj në pika të shkurtëra, nga sekretari i BD, u dha një pasqyrë reale e aktivitetit njëvjeqarë, duke u vlerësue si një vit mjaft i frytshëmme plot aktivitete këtu në Zvicërr ashtu edhe në Kosovë. U përkujtue me nderë dhe respekt jeta dhe vepra e anëtarit të Kryesisë së BD, të ndjerit Shtjefën Berisha, i cili ndrroj jetë këtë vit në Zvicërr.
Edhe pse ka vend për kënaqësi,mbetën e dhe shumë punë për tu kryer, dhe se e ardhmja duhet të na sjell shum ma shum bashkëunim me Partinë në Kosovë, sipas parimit të reciprocitetit.

Një falenderim dhe një fjalë rasti e dha zv/Kryetari i Partisë, zt. Zef Morina, i cili falenderoj BD në Zvicërr për gjithë aktivitetet në të gjitha fushat, dhe për ndihmesën që po jep Partisë në Kosovë. Organizimet në vazhdimësi këtu janë shembull dhe model, duke përfshi edhe Darkën e sontme. Uroj që edhe në Kosovë të vazhdojmë një traditë të tillë, si një vlerë e jashtëzakonshme për PSHDK-në.

Natyrisht që, më të relaksuarat u ndien bashkëshoretët tona, dhe familjarët duke vlerësuar si të suksesshme më shumë manifestimet kulturore që bashkojnë rininë dhe gjenaratat e reja si një imperativ për të kultivu vlerat toan tradicionale.
Në orët e vona të natës, u ndamë me mesazhin e urimeve për Festat e fundvitit, duke urue për të gjithë shëndet, begati, prosperitet, tolerancë, dhe mbi të gjitha afërsi me njeni tjetrin.


Urime,Gëzuar..!

 

Me respekt: Këshilli për informim i BD
Baseland, 02.12.2017