PSHDK mban tubimin qendror në Gjakovë (VIDEO/FOTO)

Gjakova sot deshmoj frymen e bashkimit të madh për fitoren e madhe të PSHDK-së

“Republika e Kosovës, në agjendën e saj, ka proklamuar pa asnjë alternativë tjetër, rikthimin në familjen e popujve të lirë Europian. Mirëpo, veprimet politike dhe shtetërore të Kosovës, kanë bërë shumë pak për të sendërtuar këtë aspiratë jetike të Kosovës.

PSHDK-ja vlerëson se rruga europiane e Kosovës po tronditët rëndë nga mospërfundimi i ndërtimit të shtetësisë së Kosovës, nga rritja e islam...izmit politik, i cili është duke kontrolluar një pjese të debatit publik, të institucioneve religjioze dhe është infiltruar në institucione shtetërore. Ofensiva neo-otomane diplomatike, politike, shoqërore dhe fetaro-kulturore kundër Kosovës dhe grupet e ndryshme radikale po rrezikojnë ekuilibrin e krijuar me mund në Kosovë, dhe na japin një pamje të shëmtuar në arenën ndërkombëtare.

Rruga jonë përpara duhet të trasohet me dialog të brendshëm, me strategji të qartë për të avancuar proceset tona integruese, si në raport me etnitë e tjera, qytetarë të Kosovës, ashtu edhe me vendet fqinje dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, që qëndruan pranë nesh në periudhën tonë më të vështirë.

Pa një vizion demokristian nuk ka se si Kosova të bëhet pjesë e integrimeve evropiane. Ashtu sikunder ishte para luftes: pa demokristianet, nuk do të arrihej ndërkombetarizimi i çështjes së Kosovës”.

 

Kliko këtu për të parë Videon

https://www.youtube.com/watch?v=nRmn3-rrjIw

2017-10-16