PSHDK: Pal Lekaj nuk është PSHDK-ja e AAK-së,as ju nuk jeni zëdhënës i PSHDK-së!

Pse deklaratës së Pal Lekaj,deputetit të AAK-së në emisionin e mbrëmshem ne “INTERAKTIV”,se në zgjedhjet e ardhëshme do të jetë koalicion me PSHDK-në,ka reaguar sekretari i pëgjithshëm i PSHDK-së Emanuel Demaj,duk thënë se PSHDK-ja nuk ka as një marrëveshje me AAK-në,as me Pal Lekaj,sidomos pas bashkimit dhe unifikimt demokristianë.

2016-04-12

Demaj ka thën se PSHDK,në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë kandidatin e vetë për kryetar të komunës së Gjakovës dhe nuk kemi marrëveshje me subjekte të tjera politike,sidomos në këtë kohë,ku është shum herët të diskutohet rrethë marrëveshjeve apo koalicioneve.

Demaj gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën e deputetit të AAK-së duke thënë se Pal Lekaj nuk është zëdhëns i PSHDK-së,dhe ai mund te flas sipas dëshirës së vetë,por është e vërtet që AAK dhe Pal Lekaj,kanë qeverisë me Gjakovën falë PSHDK-së,ndërsa tani nuk kemi as një marrëveshje,e as takime nuk kemi pas me Pal Lekaj ,apo me ndo një zyrtar të AAK-së.

PSHDK,është subjekt politik i hapur për bashkpunim,por pas unifikimit demokristian ,PSHDK në Gjakovë do të ketë kandidatin e vetë për kryetar të Gjakovës ,ka përfunduar Demaj.