PShDK:Shpirti t’u prehtë në paqen e pasosur Imzot Lucjan Avgustini!

2016-05-23

 

Me pikëllim e dhembje të madhe e morëm lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta në moshë ende të re të Imzot Lucjan Avgustini, Ipeshkëv i Sapës - në Shqipëri.

Lajmi për shkuarje në përjetësi të Imzot Lucianit na goditi rëndë, sidomos ne që patëm fatin ta njofim që nga fëmijërija, kurse Kisha Katolike humbi një nga bijtë e saj më të shquar!

Ishte shqiptar i mirë, fisnik i vërtetë, njeri i dashur e zemërbardhë, i dijshëm e guximtar, i mprehtë në predikime e me vizion largëpamës, i palodhshshëm e i devotshëm në misionin që kishte dhe që ndërtoi formatin e tij të veçantë prej prifti. Ishte krenaria e Kishës katolike shqiptare.

Në këtë moment të dhimbshëm më lejoni që në emër të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe në emrin tim t’ju shpreh ngushëllime më të sinqerta Familjes Avgustini dhe Kishës katolike shqiptare për këtë humbje të madhe.

Vepra e Tij është e paharruar!

Të lutemi së bashku që shpirti i Tij të gjejë paqën e merituar!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për te!

Dr. Ukë Berisha 
Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës