Te bashkuar drejte fitores me PSHDK !

Eduard Frrokaj

 

PSHDK perfaqeson nje tradite politike te rrugetimit historik ne shtetndertimin e Kosoves . Eshte Parti e sfidave , pergjegjesise , respektit per shtetin laik , demokratik , liberal dhe frymen kombetare , e ndertuar mbi vlerat e djathta politike u konceptua nga koloset e ndertimit te shtetesise se Kosoves Presidenti historik Rugova dhe figura e respektuar Akademike dhe Kombetare e kolosit Mark Krasniqi . Sot Partine ...Shqiptare Demokristiane e presin sfida te reja ne rrugen e shtetndertimit . E pret pergjegjesi qe te kanalizoj politikat e saj ne sferen politike dhe sociale ne dobi te elektoratit i cili eshte ne nje presion historik ne mes te Kosoves dhe Perendimit .
Eshte koha qe te kanalizohen keto politika ne dobi te elektoratit , vizioni dhe guximi nuk mungojne , politikat programore dhe perkushtimi i kandidateve eshte ne nivelin me te larte te perfaqesimit ,prandaj kjo eshte kohe e kthimit ,pergjegjesise , respektit per te kaluaren politike ne trasimin e rruges per te ardhmen .
Gjakova dhe Kosova me Partine Shqiptare Demokristiane perfitojne vlerat me pozitive politike , kulturore dhe kombetare prandaj vota per numrin 86 eshte vote e beses dhe shpreses , vote e ndryshimit dhe pergjegjesise .
Ky eshte moment qe te bashkuar te shkojme drejte fitores se madhe per Gjakoven dhe Kosoven . Bashke drejte fitores me numrin 86 dhe PSHDK!

2017-10-13