Urime Festën e Kurban Bajramit

Të nderuar qytetarë të besimit islamë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni që në emër të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe në emrin tim personal tu përcjell urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

2016-09-11

Në këtë festë të madhe të besimtarëve islamë, e cila është ditë e adhurimit, sakrificës dhe solidaritetit midis njerëzve, ditë e bëmirësisë, mëshirës dhe faljes urojmë që në familjet tuaja të mbretërojë paqeja, mirësia e dashuria, ndërsa në sofrat tuaja gjithmonë begati.

PSHDK-ja konsideron se në këto ditë festash dhe jo vetëm në raste të këtilla, të gjithë njerëzit vullnetmirë duhet të tregojnë me shembullin e tyre solidaritet me skamnorët dhe të varfërit, të ofrojmë atyre ndihmë që sa më lehtë t'i tejkalojnë vështirësitë që sjell jeta!

Gëzuar Kurban Bajramin!

Dr. Ukë Berisha 
Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës