Arkivi

 

Me 18.04.2007 deri me 24.04.2007 me ftesë të CDU-së një Delgacion i PSHDK-së nga Kosova i prirë nga Akad. Mark Krasniqi. Prof. Dr. Jahja Dranqolli, Dr. Ukë Berisha qëndroi në Berlin ku paten takime me zyrtarë të lartë të kësajë Partie në Berlin. Temë e bisedimeve ishte pavarësia e Kosovës dhe marrëdhnjet nderpartiake në mes të CDU-së dhe PSHDK-së..

 

Delegacionin e PSHDK-së në këtë takim shumë të rendësishëm e priti drejtori i CDU-së për marrëdhënje me jasht Z. Klemens Mëmkes, i cili njoftoj delegacionin me historikun e CDU-së, prej themelimit e deri me sot dhe u shpreh i gatshëm të ndihmojë PSHDK-në që të bëhet anëtare e Internacionalës demokrostiane. Kryetari Ak. Mark Krasniqi me bashkëpunëtor në Berlin bisedoi edhe për marrëdhënjet e mira në mes të CDU-së dhe PSHDK-së, me kërkesë që këto marrëdhënje të forcohen edhe më shumë.

 

Delegacioni nga Kosova u prit në Fondacionin Konrad-Adenauer nga Dr. Peter Fischer-Bollin përfaqësues për Evropë dhe Amerikën veriore dhe u hulumtuan mundësitë e bashkpunimit me këtë fondacion në të ardhmen. Takime pati edhe me Gudrun Grieser, kryetar i Schfweinfurtit, Paul Beinhofer president i rajonit të Unterfranken, Thomas Stelzer nënkryetar i punës së rajonit etj. Ishte me interes të veqant takimi me Michael Gloss minister i ekonomisë e teknologjisë të Gjermanisë.

Me 4 mars 1998 delegacioni i PSHDK-së Akad. Mark Krasniqi, Prof.dr. Mustafë Bacaj, Dr. Ukë Berisha ndoqi një seancë pune në Parlamentin zviceran dhe u priten në takim pune nga Znj. Rosemari Zapfl nënkryetare e CVP-së (Partia Popullore Demokristiane), anëtare e Parlamentit, Z.Heinrich Maurer nga Departamenti zviceran për politikë të jashtme, Z. Michel Tschans nga DEZA etj. Delegacioni i PSHDK-së dorzojë një kërkesë me shkrim prej shtatë pikësh dhe material informativ i cili u diskutua ne Parlament. (,,Rilindja,, 05.03.1998, faqe 7).

Znj. Rosemari Zapfl nënkryetare e CVP-së (Partia Popullore Demokristiane), anëtare e Parlamentit zviceran të cilës me 4 mars 1998 Delegacioni i PSHDK-së i dorzojë një kërkesë me shkrim prej shtatë pikësh dhe material informativ për Kosovën i cili u diskutua ne Parlament.