Statuti

Statut

STATUTI I PARTISË SHQIPTARE DEMOKRISTIANE TË KOSOVËS

 

Neni 1

 

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës është parti politike kombëtare e qendres se djetht, e themeluar me qëllim që të realizojë synimet dhe detyrat sipas Programit dhe Statutit të saj.

 

Neni 2

Emri i Partisë është Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (në tekstin e mëtejmë PSHDK), e themeluar me 4.11.1990 në Gjakovë,  selia e PSHDK-së është e vendosur në kryeqytetin e Republikës se Kosovës, në Prishtinë.Me këtë emër nuk mund të formohet e as të paraqitet asnjë parti ose organizatë tjeter përveq kësajë,  e cila është e regjistruar fillimisht në Regjistrin e partive politike të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës me numër rendor protokolar 001/92, date 02.05. 1992 dhe e konfirmuar në Regjistrin e OSB-s (OSCE-s) në Prishtinë me date 21.08.2000 me numër rendor protokolar 100-0800 e në bazë të Rregullorës 2000/16.

 

Neni 3

PSHDK është parti me orientim evroperendimor, programi i se silës bazohet në ruajtjën e traditës, identitetit dhe vlerat e trashegimisë kulturore të popullit shqiptar.

PSHDK I miraton dhe zbaton standardet evropiane dhe ardhmërin e Kosovës e shef në integrimin e Evropës demokratike.

 

Neni 4

PSHDK, vepron në territorin e Kosovës.

PSHDK, vepron edhe jashtë shtetit, në pajtim me Rregullorën të cilën Kryesia e PSHDK-së ia propozon për miratim Këshilli Qendror të  PSHDK-së.

 

Neni 5

PSHDK-ën e përfaqëson kryetari i saj dhe personat e autorizuar nga kryetari.

 

Neni 6

PSHDK-ja ka vulën, stemën dhe flamurin e vet.

Stema dhe flamuri ka formën e hapsirës katërkëndëshe me sfondë të kaltërt, në qendër të së cilës është simboli kombëtar, shqiponja dykrerëshe me krah të hapur, ngjyrëzezë, në fushë të kuqe, e rrethuar me 12 yje pesëkëndësh ngjyrëverdhë, sipas numrit të anëtarëve të Unionit Evropian në vitin e themelimit të PSHDK-së, në katër këndet e simbolit të së cilës janë inicialet e emrit të Partisë, duke filluar në drejtim të akrepave prej orës 9.
PSHDK-ja ka xhirollogarinë e vet.

 

Neni 7

PSHDK-ja bashkëpunon me partite qe veproin aktivisht në Rrepublikën e Kosovës. PSHDK, mund të hynë në koalicion me ato parti të cilat kanë program për ndërtimin dhe zhvillimin demokratik të shtetit të Kosovës.

PSHDK-ja do të bashkëpunojë me , Unionin Demokristian Evropian, me Internacionalen Demokristiane Botërore dhe me asociacionet e tjera politike dhe parlamentare demokratike ndërkombëtare.


Neni 8

Anëtar i PSHDK-së mund të jetë çdo qytetar-individ që ka mbushur 18 vjet, i cili deklaron se pranon qëllimet dhe detyrat që rrjedhin nga Programi dhe Statuti i PSHDK-së, respektivisht 16 vjet për tu anëtarësuar në degët e Forumit të Rinisë Shqiptare Demokristiane. 
Anëtari i PSHDK-së  I cili posedon  librezën e Partisë duhet të paguan anëtarësinë.

Pamjen dhe përmbajtjen e librezës dhe shumën vjetoer të pagesës se anëtaresisë e përcakton Këshilli Qendror me propozimin e Kryesisë të PSHDK-së.
Anëtarit të PSHDK-së i ndërpritet anëtarësia në Parti pas deklaratës së tij me shkrim ose me gojë se nuk dëshiron të jetë mëtej anëtar i saj. 
Anëtari largohet nga Partia për shkak të qëndrimit ose veprimit të tij kundërprogramor e kundërstatutar, si dhe kundër vendimeve e qëndrimeve të Kryesisë së PSHDK-së.
Masën ndeshkimore e paraqet Kryetari i PSHDK-së në Kryesi apo edhe Kryesia në konsulltim me Kryesinë e Bashkësisë së Degëve, vendimi merret me shumicën e votave në mbledhje të Kryesisë kur ka forum .
Ankesa ndaj kësaj mase i drejtohet Kuvendit të PSHDK-së përmes Sekretarit të Kryesisë në afat prej 30 ditësh prej datës së marrjes së vendimit përkatës.

 

Neni 9

ORGANIZIMI I PARTISË

 

Organet e PSHDK-së janë: Kuvendi, Kryetari i Partisë, Kryesia, Këshilli  Qendror,Kryesia e bashkësisë së degëve, degët dhe Këshillat e Partisë.


Neni 10

KUVENDI I PSHDK-së

 

Kuvendi i PSHDK-së, si organ më i lartë i Partisë ka këto kompetenca:- nxjerr Programin dhe Statutin e PSHDK-së,

- zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e PSHDK-së,- zgjedh dhe shkarkon Kryesinë e PSHDK-së,- miraton Statutin dhe Programin e PSHDK-së,Kryetari  I PSHDK-së ia propozon Kuvendit anëtarët e Kryesisë duke marrur parasysh edhe propozimet e Bashkësive të degëve.Kryesinë, prej më shumë kandidatëve sesa zgjedhen, e zgjedhë 
Kuvendi me vota të fshehta ose me aklamacion, si të deklarohet Kuvendi.
Për anëtar të Kryesisë mund të propozohet çdo anëtar i Partisë që jeton dhe vepron në Kosovë. Kryetarët e Bashkësive të Degëve të PSHDK-së në diasporë mund të jenë, anëtarë të Kryesisë së PSHDK-së, kurse mungesa e tyre në mbledhjet e Kryesisë nuk llogaritet në kuorum, njëherit edhe janë drejtëpërdrejt Delegat të Kuvendit të PSHDK-së.
Kuvendi i PSHDK-së merr vendim për regjistrimin, çregjistrimin, bashkimin ose fuzionimin e PSHDK me ndonjë parti tjetër politike shqiptare në Kosovë, si  edhe për shuarjen me votimin e ¾ të Delegatëve të Kuvendit të  PSHDK-së.
Kuvendi, shqyrton dhe miraton, Raportin e Punës dhe Programin financiar dhe Llogarinë përfundimtare të PSHDK-së.
Kuvendi shqyrton dhe merr vendime përkatëse lidhur me ankesat e anëtarëve ndaj të cilëve janë shqiptuar masa ndëshkimore.
Kuvendi merr edhe vendime të tjera, sipas Rregullores për punën e Kuvendit.

 

Neni 11

Mbledhjen e Kuvendit të punës, të Kuvendit të rregullt zgjedhor dhe të Kuvendit të jashtzakonshëm e thërret Kryetari, ose Kryesia apo edhe Këshilli Qendror i PSHDK-së.
Kryetari, ose Kryesia, apo Këshilli Qendror, e e therret Kuvendin e Jashtëzakonshemdhe në bazë të kërkesës, të arsyetuar me shkrim dhe të nënshkruar të më së paku 1/3 (një e treta) të delegatëve të Kuvendit të PSHDK-së. të cilët e nënshkruajnë kërkesën e tyre.

Mbledhjen e Kuvendit të PSHDK-së e udhëheqë Kryetari i Partisë, e në mungesën e tij e udhëheqë njëri nga nënkryetarët, Sekretari, apo personi të cilin e cakton Kryetari I ose Kryesia e PSHDK-së.

Kuvendi mban mbledhje të rregullta parimisht një herë në vit, kurse mbledhjen e Kuvendit zgjedhore në çdo 2-4 vjet.
Në rast nevoje mund të thirret Kuvendi i jashtzakonshëm.
Kandidatët për deputet të Parlamentit të Kosovës i propozon Kryesia e Partisë duke marrë parasysh propozimet që vijnë nga Bashkësia e Degëve dhe Këshilli Qendror i PSHDK-së,ndersa kandidatët për Kuvendet Komunale i zgjedhin  Bashkësitë e degëve në komunat perkatëse ,në konsulltim me Kryesinë Qendrore.

 

Neni 12

Kuvendin e PSHDK-së e përbëjnë delegatët e zgjedhur në kuvendet e Bashkësive të degëve, në Kosovë dhe Diasporë me mandat dyvjeçar, katërvjeqar dhe anëtarët e Kryesisë së PSHDK-së, me mundesi të rizgjedhjes.
Numrin e delegatëve e cakton Kryesia e PSHDK-së, ja propozon Këshillit Qendror dhe pas konkluzionit të arritur, pastaj Kryesia e përgadit materjalin zyrtar të kompletuar për Kuvend e PSHDK-së.
Delegatët për Kuvend propozohen nga degët e PSHDK-së,të cilët Kryesitë e Bashkësisë së Degëve,konform numrit të përgjithshëm të delegatëve, i zgjedhin kandidatët e vet dhe ia propozojnë Kryesisë Qendrore për Kuvend.

Ky rregull vlen edhe për Bshkësitë e Degëve në diasporë.

Kriteret për zgjedhjen e delegatëve për Kuvendin e PSHDK-së i përcakton Kryesia e PSHDK-së me vendim të posaçëm, parimisht në bazë të të numrit të degëve në komunë por, para se gjithash, duke respektuar parimin territorial.

 

Neni 13

Detyrat e Kuvendit të PSHDK-së

 

Kuvendi i PSHDK-së punon në mënyrë të plotfuqishme nëse ka-Forum gjysmën plus 1 delegat, nga numri i delegatëve të zgjedhur.

Vendimet në Kuvend merren me shumicën e votave të delegatëve të pranishëm në Kuvend.

Kryetarin e PSHDK-së e zgjedhë dhe e shkarkon Kuvendi i PSHDK-së.

Kandidati apo Kandidatet për Kryetar të PSHDK-së, është-janë i-të obliguar qe 30 ditë para mbajtjes se Kuvendit, të paraqet kandidaturën për Kryetar të PSHDK-së në formën e shkruar në Kryesinë  e BD-PSHDK-së, bashkangjitur edhe Programin (planin dinamik) të punës të specifikuar me afate kohore gjatë mandatit katër vjeqar, e cila Kryesi e BD-PSHDK-së, ia propozon  Kryesisë Qendrore për Kuvend zgjedhor të PSHDK-së

Kandidati apoKandidatet e propozuar për Kryetar të PSHDK-së, si më lartë, janë të obliguar,qe para fillimit të votimit, ti paraqiten Kuvendit të PSHDK-së.

Kryetari i PSHDK-së zgjedhet nëse ka marrë më shumë se 50%, të votave nga delegatët e pranishem në Kuvend.

Nëse në rrethin-raundin e pare nuk e ka fitue shumicën e duhur të votave, atëherë dy kandidatet të cilet kanë marrë numrin ma të madhë të votave, hyjn në votim në rrethin e dytë dhe kandidati i cili fiton shumicën e numrit të votave zgjedhet.

Kryetari zgjedhet me mandat dy-katër vjeqar ,me të drejtë rizgjedhje.

Kuvendi i zgjedhë dhe e cakton numrin e anëtarve të Kryesisë së PSHDK-së.

Kryesia e PSHDK-së përbëhet nga 21 anëtar, sipas këtij Statuti.

Kryesia zgjedhet me mandate katër vjeqar me të drejt rizgjedhje.

 

Neni 14

KRYESIA  E  PSHDK-së

 

Kryesia e PSHDK-së është organi më i lartë ekzekutiv i PSHDK-së, e cila vepron mes dy kuvendeve zgjedhorë. Kryesia e cakton numrin e anëtarëve , të nënkryetarëve.

Kryesia, me propozimin e Kryetarit zgjedhë nga radhët e veta 2-3 nenkryetarët e rradhes, sekretarin, zëdhënësin dhe arkatarin, me vota të fshehta, ose me aklamacion.

Zëdhënësi dhe arkatari marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë por pa të drejt vote.

Në punën e Kryesisë, sipas nevojës, mund t marrin pjesë edhe persona tjer, të  cilet janë anëtar të partisë por pa të drejtë vote.

Mbledhjet e Kryesisë mund të mbahen nëse është e pranishme shumica e anëtarëve të Kryesisë, kurse vendimet e Kryesisë miratohen me shumicen e votave të anëtarëve prezent, nëse me këtë Statut nuk është përcaktuar ndryshe.

Kryesia zbaton vendimet e Kuvendit, shqyrton dhe vendos mbi çeshtjet themelore politike, përpos ato të fushëveprimit të Kuvendit dhe Këshillit Qendror,të përcaktuar me këtë Statut.

Kryesia i propozon Këshillit Qendror për vendimet mbi qeshtjet themelore të PSHDK-së.

Kryesia i propozon Këshillit Qendror strategjinë para zgjedhore të parties.

Kryesia i propozon Këshillit Qendror strategjinë në raste  të kooalicioneve të mundëshme para dhe pas zgjedhore.

Kryesia me propozim të Kryetarit, emron dhe shkarkon: zëdhënësin dhe arkatarin e PSHDK-së.
Nga radhët e veta Kryesia zgjedhë Këshillat profesionale dhe Kryetarët e tyre.

Kryetarët e Këshillave propozojnë anëtarët e këshillave të cilët i zgjedh Kryesia.
Kryesia së paku një herë në muaj takohet me kryetarët e bashkësive të degëve. 
Kryetari me Kryesinë, koordinon punën e Këshillit Qendror dhe së paku një herë në çdo gjashtë  muaj thërret mbledhje, në mbledhje është e obligueshme pjesëmarreja e kryesisë.

Kryetari Përcakton , udhëheqë dhe kordinon aktivitetin e të gjitha niveleve partiake në zbatimin e qendrimeve dhe aktiviteteve partiake,konform këtij Statuti.
Shqyrton dhe vendos për punët e përditëshme dhe udhëheq afarizmin materialo-financiar të partisë.

Kryesia e PSHDK-së vepron sipas Rregullorës të cilën vetë e miraton, por gjithmon  konform Statutie të partisë.

Kryesia harton raportin e punës dhe ja propozon, Këshillit Qendror një muaj përpara mbajtëjes së Kuvendit të PSHDK-së, qe mandej të jetë tërësisht i përpunuar dhe i detajuar  për të ia paraqitur Kuvendit të Partisë.

Kryetari se bashku me Kryesin Përgatit Kuvendin e PSHDK-së.

Në raste të jashtëzakonshme Kryesia kryen punët përgaditore për mbajtjen e  Kuvendit për të cilat e njofton Kuvendin në seancen  e jashtëzokonshme,konform nenit 15, të këtij Statuti

Vendimet e Kryesisë merren me deklarimin pozitiv të shumicës së anëtarve të pranishem në mbledhje.

Vendimet merren me aklamacion ose me vota të fshehta.

Mandati i anëtarëve të Kryesisë zgjat 2-4 vjet, me mundësi të rizgjedhjes.

Kryetari i Forumit të rinisë së PSHDK-së dhe i Forumit të grave të Partisë, janë anëtarë të Kryesisë Qendrore sipas funksionit.

Kryetari dhe Anëtarët e Kryesisë të PSHDK-së dhe Kryetarët e Nënkryetarët dhe Sekretari i BD-PSHDK-së, konform këtij Statuti, kanë të drejtë në kompezimin material mujor sipas Rregullorës se aprovuar nga kryesia e PSHDK-së për punën e tyre partiake.

Kryesia bazuar në Rregullorën e punës të miratuar nga ky organ ekzekutiv i partisë, siguron shpenzimet materjale për të gjitha zyret dhe aktivitetet zyrtare të Bashkësive të Degëve të PSHDK-së qe veproin aktivisht në Republikën e Kosovës.

Anëtarit të Kryesisë mund t’i pushojë funkcioni, edhe para skadimit të mandatit të paraparë, në këto raste:
- me dorheqjen e tij me shkrim, ose me gojë,
- për shkak të angazhimit në punë të tjera që ia bëjnë të pamundur  kryerjen me rregull të funkcionit të anëtarit të Kryesisë,
- për shkak të ndrrimit të domicilit- vendbanimit i cili ia bën të pamundur kryerjen e funkcionit të rregullt të punës partiake,
- për shkak të mungeses së pajustifikuar, afatin e së cilës e cakton Kryesia me, Rregullorën e punës se Kryesisë.
- për shkak të moszbatimit të detyrave të cilat ia cakton Kryesia,
- për shkak të qëndrimeve dhe veprimeve të tij që bien ndesh me qendrimet dhe politikën e Partisë e të Kryesisë,
- për shkak të shkeljes së rëndë të Statutit dhe Programit të PSHDK-së dhe,

- për shkak të sëmundjes së rëndë,

 

Neni 15

KRYETARI I PSHDK-së

 

Kryetari i Partisë është autoriteti më i lartë i Partisë pas Kuvendit ,cili ka të drejta dhe pergjegjësi të veçantë për mirëvajtjen e Partisë.
-nderhyn në të gjitha vendimet dhe qendrimet e të gjitha organeve të Partisë kur ato nuk i përmbahen Statutit ,programit,vendimeve dhe qendrimeve të Kuvendit dhe të Kryesisë së PSHDK-së,

-Kryetari i PSHDK-së  këtë parti e përfaqeson brënda dhe jashtë vendit.

-Kryetari autorizon persona- grupe të delegacionëve të parties, për takime,vizita të punës mbrenda dhe jashtë shtetit, konform nenit 5 të këtij Statuti,
-cakton dhe udhëheqë mbledhjet e Kuvendit,Kryesisë dhe Këshillit Qendror,

-nënshkruen të gjitha vendimet dhe aktet e PSHDK-së,

-autorizon nënkryetaret, sekretarin,zadhënësin dhe arkatarin për punët nga kompetenca e tij, sipas këtij Statuti.

-Kryetari  me autorizim me shkrim cakton zavendësin, qe në emer të tij të përfaqeson Partinë për punët e saj zyrtarisht konform autorizimit të kryetarit,

- në rast të mungesës dhe pengesës, fizike,kohore dhe shendetësore, kryetarin e PSHDK-së e zevendeson, zavendësi i autorizuar me shkrim,

- në rast të semundjës së rend-vdekjës apo të dorëheqjes se kryetarit, atë e zavendeson, Nënkryetari i pare  dhe atë mandat e ka gjerë në kuvendin e jashtëzakonshem.

- Vendimin për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshem e përcakton Këshilli Qendror me propozimin e Kryesisë se PSHDK-së, në afat prej 30 ditësh, në të cilin Kuvend do të zgjidhet Kryetari i PSHDK-së.

Neni 16

Në rast të zbatimit të dispozitave të nenit të 14 dhe 15 , Kryesia bën kooptimin e anëtarit të ri të Kryesisë.
Numri i anëtarëve të kooptuar në Kryesi nuk mund të jetë më i madh se 1/4 (një e katerta) e anëtarëve të saj.
Kooptimi i anëtarit të rinj të kryesisë bëhet nga rradha e BD.PSHDK-së e cila  Bashkësi e propozon zevendësuesin, ndërsa kryesia e PSHDK-së e miraton me vendim.

 

Neni 17

Mandati i anëtarëve të kooptuar ndërmjet dy kuvendeve zgjatë deri në Kuvendin e parë zgjedhor, me mundësi të rizgjedhjes.

 

Neni 18

Kandidatin e ri për anëtar të Kryesisë e propozon Kryetari i PSHDK-së, pasi të konsultohet me Bashkësinë e degëve përkatëse të PSHDK-së, të cilin e zgjedh kryesia me shumicë votash.


Neni 19

Me autorizimin e Kryetarit, çdo anëtar i Kryesisë dhe i Bashkësisë së degëve mund ta përfaqësojë Partinë brenda dhe jashtë vendit për ndonjë punë konkrete, conform nenit 15. Autorizimi i tillë duhet të jetë me shkrim dhe i detajizuar.

 

Neni 20

SEKRETARI I PSHDK-së

 

- koordinon punën e Kryesisë, të Kuvendit, të Këshillit Qendror , dhe të Këshillave të PSHDK-së,
- udhëheqë punët administrative të PSHDK-së,
- nënshkruan dhe protokolon aktet e PSHDK-së nga kompetenca e vet,
- pranon shkresat e dokumentet që i dërgohen Kryesisë,
- ruan dhe kompleton administratën dhe arkiven e Partisë,
- udhëheqë me personelin administrativë të PSHDK-së,
- kryen edhe punë të tjera të Kryesisë me interes, nga kompetencat e tij,
- mban vulen e Partisë dhe pergjegjësisnë për perdorimin e sajë.
- kjo vlenë edhe për Sekretaret e Bashkësive  të degëve.


Neni 21

KËSHILL QENDROR I  PSHDK-së

 

Këshilli Qendror i PSHDK-së është organ mbikëqyres i Kryesisë se PSHDK-së, i cili zgjedhet nga Kuvendi Zgjedhor i PSHDK-së.
Këshilli Qendror përbëhet nga 53 anëtar.Atë e përben Kryesia e PSHDK-së -21 anëtarësh , kryetarët e BD, në mungesë të tyre,njëri nga nenkryetarët, apo sekretari i Kryesive të BD të PSHDK-së,të Forumit të Rinisë dhe të Forumit tëGravetë PSHDK-së dhe  anetarët e tjer të propozuar nga BD.PSHDK-së kryesisë se PSHDK-së.
Të gjithë keta zgjedhen në Kryesitë e degëve,Kryesitë e Bashkësive te Degëve ,konfirmohen në Kryesinë Qendrore dhe i aprovon Kuvendi Zgjedhor i PSHDK-së. 
Mbledhjet e Këshillit Qendror i cakton Kryetari i PSHDK-së, në mungesë të tij, njëri nga Nënkryetarët, i cili është i autorizuar me shkrim -rregullisht  një herë në gjasht muaj, e në baz të rrethanave të krijuera edhe mbledhje të jashtzakonshme.
Mbledhja e jashtzakonshme e Këshillit Qendror mund të mbahet me kërkesën me shkrim të shumicës së anëtarëve të Këshillit Qendror(51%) drejtuar Kryetarit të PSHDK-së dhe Kryesisë Qendrore.
-Këshilli Qendror analizon punën e kryesisë dhe i rekomandon alternative të ndryshme për avancimin e punëve dhe aktiviteteve të ndryshme të partisë, konform Statutit dhe Programit politik të PSHDK-së,

-kujdeset për realizimin dhe zbatimin e vendimeve të Kuvendit nga Kryesia dhe të vendimeve të Kryesisë se PSHDK-së,

-përcakton propozimin përv plotësim ndryshimin e Statutit dhe Programit dhe ia paraqet Kryesisë qe në Kuvendin e PSHDK-së të aprovohet,

-përcakton shumën e pagesës se anëtarve të parties për 
çdo vit kalendarik,

-është i autorizuar të bëjë ndryshimin-plotësimin e dispozitave të Statutit, nëse ndryshim plotësimi është i nevojshem conform Kushtetutes se Rrepublikës se Kosovës dhe Ligjeve të aplikueshme të cilat janë në fuqi,

-njoftohet nga Kryesia e PSHDK-së për të gjitha mjetet materialo financioare qoft ato në formen e Donacioneve, ato nga shteti, apo edhe nga format e tjera të krijimtarisë se saj mbrenda vitit kalendarik,

-mbledhjet e Këshillit Qendror mund të mbahen nëse është e pranishme shumica e anëtarëve të këtij Organi të partisë, kurse vendimet  e këtij Këshilli janë valide nëse miratohen me shumicen e votave të anëtarëve të pranishem në mbledhje.

Këshilli Qendror ka të drejtën në meditjet,për takimet zyrtare të partisë, të rregulluar me Rregullore të Kryesisë PSHDK-së.

-Këshilli Qendror vepron sipas Statutit qe e aprovon Kuvendi i PSHDK-së.

Këshilli Qendror zgjedhet në Kuvendin Zgjedhor të PSHDK-së dhe ka mandat dy-katër vjeqar, me mundësi rizgjedhje.


Neni 22

KËSHILLAT E PSHDK-së


Këshillat e PSHDK-së janë:
1. Këshilli për çështje Juridike-Statutare-                                           Tush Dedaj
2. Këshilli për çështje ekonomiko-financiare-                                    Nuo Nua
3. Këshilli për arsim, shkencë e kulturë,rini dhe sport-                    Mr. Ndrec Perlleshi
4. Këshilli për çështje shëndetsore dhe politikë sociale-                Dr.Tome Komani
5. Këshilli për çështje të zhvillimit bujqësisë dhe viseve rurale-     Robert Marjakaj
6. Këshilli për energjetikë, mbrojtje të mjedisit dhe ekologji-          Anton Antoni      
7. Këshilli për mbrojtje dhe siguri-                                                        Gegë Lleshi
8. Këshilli për çështje politike të kuadrave-                                         Lazer Ukgjini                                   
9. Këshilli për informim dhe propagandë-                                           Emanuel Demaj                                       
10. Këshilli për marrëdhënie me jashtë-                                              Arion Thaqi

 

Kryesia e PSHDK-së mund ta shtojë ose zvoglojë numrin e këshillave sipas nevojës.


Neni 23

Çdo Këshill i PSHDK-së përbëhet nga kryetari i Këshillit dhe 2-4 anëtarëve të Këshillit nga përbërja e Këshillit Qendror e që i zgjedh Kryesia e PSHDK-së, me propozimin e Kryetarit të këshillit përkatës.

Në mungesë të kryetarit, mbledhjen e Këshillit e udhëheqë anëtari të cilin e cakton Këshilli.

Fushëveprimi i Këshillave rregullohet me akte të posaçme të cilat i miraton Kryesia e PSHDK-së.

 

Neni 24

FORMAT THEMELORE TË ORGANIZIMIT TERRITORIAL TË PSHDK-SË


- Nëndegët 
- Degët,
- Bashkësistë e degëve 
- Forumi i Rinisë së PSHDK-Së
- Forumi i Gruas së PSHDK-së.
Format organizative të Partisë janë:
Nëndegët, Degët që veprojnë dhe veprojnë në teritorin e caktuar.

Nëndega përbëhet prej më së paku 26 anëtarëve të PSHDK-së, kurse dega prej 51 anëtarëve në Kosovë, dhe 26 anëtarëve në diasporë.

Kuvendi i degës zgjedh Kryesinë me vota të fshehta , apo me aklamacion.

Numrin e anëtarëve të Kryesisë së degëve e cakton vet Kryesia e degës.

Kryesia e degës nga radhët e veta zgjedhë: kryetarin, nënkryetarët, sekretarin, arkatarin dhe udhëheqësit e Këshillave të degës.

Të gjithë udhëheqësit e zgjedhur kanë mandat 2-4 vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes.

Këshillat e degëve bashkëveprojnë dhe janë në bashkëpunim me Kryesinë e BD të PSHDK-së.

Kryesia e degës mund të formojë nëndegë të reja në marrëveshje me Kryesinë e Bashkësisë së degëve.

 

Neni 25

BASHKËSIA E DEGËVE

 

Një Bashkësi e Degëve mund të ketë më së paku tri (3) degë në një njësi administrative(komunë)
Bashkësia e Degëve përbëhet nga anëtarët e Kryesive të degëve apo përfaqësuesit e caktuar nga Kryesitë e degëve .

Kryesia e BD-PSHDK-së mund të ketë më së paku 7 anëtar ndersa maksimumi 15 anëtar të Kryesisë se BD-PSHDK-së.Ky numër mund të ndryshoi mvaresisht nga numri i degëve në teritorin e caktuar.
Organi më i lartë i BD është Kuvendi që mahet një herë në dy-katër vjet.

Kuvendi i BD mund të mbahet edhe sipas nevojes me vendimin e Kryesisë Qendrore, pasi qe të konsultohet me Këshillin Qendror.

Kuvendi i Bashkësisë së degëve zgjedhë Kryesinë e BD të PSHDK-së.

Kryetar i  B.D-ve zgjedhet ai kandidat i cili ka marrur shumicen e votave nga Delegatet e pranishem në Kuvend, ndërsa Kryesia me propozimine Kryetarit, të BD-PSHDK-së zgjedh nga rradhet e veta 3 Nënkryetaret,Sekretarin dhe Arkatarin .
Kryesia e BD të PSHDK-së zgjedhë delegatët për Kuvendin e PSHDK-së, të propozuar nga Kuvendet e degëve. Ndërsa  Kryesia e Forumit të Rinisë dhe të Forumit të Gruas, i propozoin kandidatët për Delegat në Kuvend të PSHDK-së në nivel Komune në Kryesinë e BD-PSHDK-së, rrespektivisht në Kryesinë Qendrore, për delagat të PSHDK-së .

Në një Komunë mund të egzistojë vetëm një Bashkësi e degëve të PSHDK-së, një Forum i Rinisë dhe një Forum i Gruas.

Në një komunë ku nuk ka Bashkësi të degëve të PSHDK-së, Degët i bashkohen Komunës më të afërme ku egzistojnë këto Bashkësi të Degëve.
Këshillat e BD janë të lidhura me Këshillat e Kryesisë së PSHDK-së për një koordinim më të mirë të punës së tyre.

Bashkësia e Degëve të PSHDK-së, ka vulën e vetë me emblemën e PSHDK-së,ndërsa Forumi i Rinisë dhe Forumi i Gruas, këtëvulë mund ta përdorin me autorizimin e Kryesisë se BD-PSHDK-së, rrespektivisht të Kryesisë Qendrore të PSHDK-së. Kryesia eBashkësisë së degëve, në rast nevoje, ndihmon veprimtarinë partiake të Forumit të Rinisë e të Forumit të Gruas dhe e kundërta.

Kryetarët, e këtyre forumeve janë anëtar të Kryesisë se BD-PSHDK-së dhe në munges të Kryetarit, Nënkryetari i këtyre forumeve, marrin pjesë në mbledhjen e Bashkësisë së Degëve me të drejtë vote. Kryetari, ose nënkryetari i Kryesisë së BD gjithashtu merr pjesë në mbledhjet e Kryesisë të këtyre forumeve, me të drejtë vote.
Kryetari Forumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas janë anëtarë të Këshillit Qendror të PSHDK-së dhe kanë delegatët e vet në Kuvendin e PSHDK-së, numrin e të cilëve e propozon Kryesia e BD-PSHDK-së në bazë të numrit të anëtarve të terenit dhe këtë e miraton  Kryesia e PSHDK-së.

Shpenzimet materjale dhe financiare për, zyrte dhe fushveprimtaritë aktive të Kryesive të BD-PSHDK-së janë kompetenc dhe obligim i Kryesisë se PSHDK-së, të caktuera sipas Rregullorës se Kryesisë të parties se PSHDK-së.

Kryetarët, Nënkryetarët dhe Sekretarët e BD-PSHDK-së për punët sipas funkcionit, kanë të drejtë në paga mujore të caktuar sipas Rregullorës se Kryesisë të PSHDK-së.

Organet ekzekutive të nëndegëve,degëve,Bashkësisë së Degëve, Forumit të Rinisë dhe atijë të Gruas janë: 
Kuvendet,Kryesitë dhe Kryetarët.

 

Neni 26

KUSHTET PËR THEMELIMIN E DEGES JANË:

Formimi i Këshillit iniciativ dhe hartimi i regjistrit prej më së paku 51 anëtarëve, kurse degët në diasporë prej më së paku 26 anëtarëve.

Këto lista, bashkë me proçesverbalin përkatës nga mbledhja, dhe me kërkesë për miratim, i dërgohet Kryesisë së PSHDK-së, e cila merr vendimin për themelimin e degës, pas konsultimit me BD përkatëse.

Në rastet kur Kryesia e Bashkësisë së degëve nuk pajtohet me themelimin e degës së re, Kryesia e PSHDK-së, pas shqyrtimit të rrethanave objektive, merr vendimin përkatës.

Neni 27

Kryesia e PSHDK-së, në raste të caktuara, kur e vlerson të domosdoshme ndërhyrjen për mirëvajtjen e punëve të Partisë, përkatësisht kur e konstaton se nëndegët, degët ose BD veprojnë kundër Programit dhe Statutit të PSHDK-së dhe vendimeve e qëndrimeve të Kryesisë së PSHDK-së, ia propozon Këshillit Qendror, materiali me argumente dhe prova qe të merr vendim për shkarkimin dhe shpalljen e kuvendit të jashtëzakonshem të tyre.

Në raste të ngjajshme,Kryesia e PSHDK-së, perms vendimit të marruur nga Këshilli Qendror, shkarkon edhe anëtarin apo Kryesinë e Bashkësive të degëve, përkatësisht të Forumit të Rinisë ose të Forumit të Gruas, gjegjësishtë ndonjë anëtarë të tyre që është fajtor, por gjithmon bazuar në argumente dhe prova.

Marrëdhënjet e veprimet eventuale të Bashkësisë së degëve, të Forumit të Rinisë ose të Forumit të Gruas me subjekte politike, organizma dhe organizata të tjera, mund të bëhen vetëm me pëlqimin e Kryesisë së PSHDK-së për çështje dhe punë konkrete.

Veprimtaria e subjekteve të përmendura këtu, sipas Statutit të Partisë, zhvillohet vetëm brenda territorit të komunës.

Kundër vendimit të Kryesisë, I miratuar nga Këshilli Qendror, ankesa mund t’i paraqitet Kuvendit të PSHDK-së, përmes Kryesisë së PSHDK-së, në afatin prej 30 ditësh.

 

Neni 28

VEPRIMTARIA MATERIALO-FINANSIARE

PSHDK-ja mjetet financiare i siguron prej anëtarësisë së obligueshme nga anëtarët e vet, donatorët, dhuratat, kontributet dhe burimet e tjera.

Nga anëtarësia e mbledhur, Bashkësisë së degëve të PSHDK-së dhe Furumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas u takon 30% nga shuma e mjeteve të grumbulluara.

Shumën dhe kushtet e pagesës së anëtarësisë dhe shfrytzimin e tyre, e përcakton Kryesia e PSHDK-së me rregullore të posaçme, në marrëveshje paraprake me Këshillin Qendror.

Kryetari PSHDK-së i ka të gjitha kompetencat për nënshkrimin e akteve financiare në emër të Partisë, apo zavendësi  i autorizuar me shkrim,   ose ndonjëri nga anëtarët e autorizuar nga Kryesija.

Punët tjera të arkes i kryen arkatari i Partisë i zgjedhur nga Kryesia,që ngarkohet me mjete financiare (të gatshme –pety cech).


Neni 29

Mënyra e sigurimit të mjeteve financiare dhe e shfrytëzimit të tyre i nënshtrohen kontrollit të rregullt dhe verifikimit publik partiak.Kryesia e emron Komisionin mbikëqyrës finansiar dhe për këtë e njofton Këshillin Qendror se paku një muaj para mbajtjes se Kuvendit dhe raportan në Kuvendin e PSHDK-së në mbledhjen vijuese..


Neni 30

PUSHIMI I EKZISTIMIT TË PSHDK-së

PSHDK-ja pushon së vepruari me vendimin e Kuvendit të PSHDK-së në pajtim me ligjin, kur numri i anëtarësisë bie nën numrin e përcaktuar me ligj, por edhe kur mungojnë mjetet materiale për veprimtarinë e saj të mëtejshme.

 

Neni 31

Pasuria e PSHDK-së në rast të pushimit apo shuarjes se  Partisë

Nëse ndodhë pushimi i veprimtarisë së PSHDK-së, përkatësisht nëse ajo shuhet, mjetet themelore të saj shiten përmes ankandit publik dhe me vendimin e Kuvendit të PSHDK-së, së bashku me mjetet e tjera financiare të Partisë, i takoin Rrepublikës së Kosovës.

 

Neni 32

Propozimin për plotësimin apo ndryshimin e Statutit të Partisë e jep Kryetari,Kryesia, Këshilli Qendror, Këshilli për çashtje Juridike apo Kryesia e  Bashkësië së Degëve të PSHDK-së.

 

Neni 33

Ky Statut hyn në fuqi ditën e  miratimit në Kuvendin e PSHDK-së dhe duhet  të  jetë i  protokuluar  dhe I  nënshkruar  nga

 

Kryetari i PSHDK-së.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës 
Kuvendi zgjedhor Kryetari i PSHDK-së

Prishtinë, me dt.07.06.2008.